Gjashtë fëmijë kanë vdekur të enjten në Francë kur autobusi i shkollës u përplas nga një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin bregdetar Rochefort.
Sipas mediave vendase, në autobus kanë qenë gjithsej 18 fëmijë. Kryetari i Rochefortit, Herve Blanche, ka konfirmuar vdekjen e së paku gjashtë fëmijëve, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.