Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Gramsh. Vajza e mitur me iniciale R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh po shkonte për në shkollë, kur u përplas nga autobusi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drizë të Gramshit.
Policia tha se drejtuesi i mjetit, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar autobuzin me targa AA 969 RZ, ka aksiduar shtetasen e mitur R.D. 11 vjece. E aksidentuara u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.