Një autobus udhëtarësh u rrëzuar në një humnerë pranë kryeqytetit të Perusë, në Lima. Nga ky aksident kanë ndërruar jetë 48 pasagjerë nga 50 që ishin gjithsej.
Autobusi, u godit nga një kamion me rimorkio dhe ra drejt e në bregun e oqeanit paqësor. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat pa jetë nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet thanë se të paktën 6 persona u plagosën nga përplasja, ku shpejtësia mund të ketë qenë shkaku kryesor.
Aksidenti ndodhi në një kthesë të rrezikshme në rrugën e quajtur “Kurba e Djallit”./tvklan.al