Një aksident është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një autobot nafte është përplasur me një makinë.
Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth 300 metra larg doganës së Morinës, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë. Të plagosur kanë mbetur nëna dhe motra e drejtueses së mjetit “Volkswagen” dhe drejtuesi i autobotit. Mësohet se vetë drejtuesja e makinës nuk ka marrë lëndime.
Tre të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve të spitali të Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al