Austria ka mbajtur një minutë heshtje për 10 personat e vrarë nga të shtënat në shkollë.
Sipas BBC, mijëra njerëz u mblodhën për një vigjilje me qirinj për viktimat të martën në mbrëmje.
Policia tha se i dyshuari 21-vjeçar, një ish-student, vrau veten në tualetin e shkollës menjëherë pas sulmit me armë.
Në një deklaratë, policia tha se gjeti një “letër lamtumire” dhe një bombë jofunksionale me tub gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar motivin e autorit.
Incidenti, i cili la 12 të tjerë të plagosur, ndodhi në shkollën e mesme Dreierschützengasse në veriperëndim të qytetit.
Gjashtë femra dhe tre meshkuj u vranë në sulm, ndërsa një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital.
Agjencia austriake e lajmeve APA ka raportuar se shtatë nga të vrarët ishin nxënës.
Në Austri është shpallur tri ditë zie dhe të mërkurën është mbajtur një minutë heshtje mbarëkombëtare në kujtim të viktimave.
Ndërkohë flamuri austriak është ulur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike.