Sport

Austria mposht Ukrainën, Holanda nuk fal Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 21/06/21 |
Opi Nion

Holanda dhe Austria bëhen pjesë e 16 më të mirave të Euro 2020. Grupi C i dha gjithashtu fund llogarive me holandezët që kualifikohen si fituese e Grupit dhe Austria që zuri vendin e dytë pasi mundi në duelin direkt Ukrainën. Holanda ishte shumë e fortë për Maqedoninë e Veriut të cilën e mposhti 3-0.

Fqinjët u thyen pas 24 minutash ndërsa një kundërsulm i shkëlqyer i Holandës u përfundua me gol nga Memfis Depay. Në të dytën edhe pse maqedonasit provojnë të ngacmojnë mbrojtjen holandeze, janë portokallinjtë ata që shënojnë edhe dy herë të tjera, me futbollistin më ri të Barcleonës, Wilnajdum që realizon minutën e 51 dhe të 58, në të dyja rastet i shërbyer si duhet nga Memphis Depay.

Në minutën e 69, “Johan Crojff” arena është në këmbë për të përshëndetur Goran Pandev që lë fushën e lojës për herë të fundit më përfaqësuesen e Maqedonisë. Në sfidën tjetër të zhvilluar Bukuresht, Austria bëri historinë duke kaluar për herë të parë fazën e grupeve.

Baumgartner kthehet në hero për kombin e tij me golin e shënuar në minutën e 21 ndërsa Austria gjunjëzon Ukrainën 1-0 dhe kalon në fazën me eliminim direkt. Në 1/8 skuadra e yllit David Alaba ndeshet me Italinë, më 26 qershor ndërsa Holanda pret të mësojë kundërshtarët nga një prej të tretave më të mira.

 

Pas