Ministri i Jashtëm i Austrisë ka bërë të ditur se nëse ndonjë refugjat refuzon të mësojë gjuhën gjermane apo kurset e tjera të integrimit nuk do të marrë ndihmë sociale.
Ministri Sebastian Kurz u shpreh ne forumin ekonomik në Davos se ata që nuk janë të gatshëm për të mësuar gjermanisht, të cilët nuk duan të jenë pjesë e tregut të punës, të cilët nuk janë të gatshëm për të marrë pjesë në një kurs integrimi, do të përballet me shkurtime të përfitimeve sociale”.
“Fluksi i emigrantëve duhet të reduktohet, por ata, të cilët marrin azil, duhet të integrohen në shoqëri”, shtoi ai.