Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë Australinë.
Zjarret, shumë prej të cilave në zonat e prekura nga thatësira po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius.
Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, ndërsa ekuipazhet e shpëtimit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të fuqisë së zjarreve.
“Ne nuk kemi parë kurrë kaq shumë zjarre”, deklaroi Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit.
Autoritetet paralajmëruan banorët e Uellsit të Ri Jugor. që të kërkonin strehim nga zjarret, në vend që të tentonin të largoheshin pasi tani ishte “tepër vonë”./Opinion.al