Sport

Kupa e Botës/ Australia mposht Danimarkën dhe kualifikohet në fazën tjetër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:07 - 30/11/22 |
Opi Nion

Australia është kualifikuar në fazën e 1/16 pas fitores 1-0 me Danimarkën ditën e sotme.

Skuadra e Arnold grumbulloi gjashtë pikë dhe tashmë përfundimisht pozicionohet e dyta.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të sfidës ishte Leckie që shënoi në minutën e 60’ duke e i dhënë fitoren Australisë.

Ekipi i Australisë do të përballet në raundin tjetër me vendin e parë të grupit C, i cili do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, nga sfidat Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudite-Meksikë.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Tunizisë dhe Francës përfundoi me rezulatin 1-0. Pavarësisht tre pikëve të fituara mbrëmjen e sotme në stadiumin “Education City Stadium”, afrikanët nuk e kalojnë fazën e grupeve./Opinion.al

Pas