Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran. Kryeministri i Kanadasë Anthony Albanese shkruan se kjo është pjesë e një përpjekjeje e përbashkët së bashku me Kanadanë dhe Britaninë dhe do të formojë “një përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”.
Ndërkohë, Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.
“Sot, për të ringjallur shpresën e paqes për palestinezët dhe izraelitët, dhe një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, thotë ai.
Si Kanadaja ashtu edhe Australia kishin shprehur më parë qëllimet e tyre për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë.