Një tërmet me magnitudë 5.9 ka tronditur Australinë juglindore, duke shkaktuar dëme në ndërtesa në qytetin e Melburnit.
Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 09:15 me orën lokale (23:15 GMT) të Mërkurën në Mansfield, me epiqendër afër kryeqytetit të shtetit Victorian.
Kryeministri Scott Morrison tha “ne nuk kemi pasur raporte për të lënduar dhe ky është një lajm shumë i mirë”.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor.
Lëkundja u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 4.0 dhe 3.1. ndërsa ky është një nga tërmetet më të mëdhenj që ka rënë në Australi vitet e fundit.
Duke folur nga SHBA, Morrison vuri në dukje se tërmetet ishin të rralla në Australi dhe ato “mund të jenë një ngjarje shumë shqetësuese”./Opinion.al