Aurela Hoxha është komentuar shpesh për ndërhyrjet e saj në trup, ku përveç buzëve ajo ka hedhur poshtë gjithë të tjerat. Në të gjitha intervistat e dhëna, Aurela gjithnjë e ka kundërshtuar të ketë bërë ndonjë ndërhyrje sidomos në të pasmet e saj.
Sonte në “Dance With Me” ajo ka hedhur poshtë edhe njëherë thashethemet për ndërhyrjet e mundshme, duke i thënë publikut se e vetmja gjë që ajo bën për të pasmet e saj janë squats. Dhe nëse vazhdoni të jeni skeptikë për rezultatet e palestrës, Aurela i mëshoi fort që ta dëgjonin të gjithë: Squats, squats dhe vetëm squats. Gjithë ditën, para pas provave.” Madje e demostroi edhe në skenë.