Për herë të parë, ndonëse në një situatë të sikletshme, 27-vjeçarja zbuloi në emisionin Vip Room, detaje për divorcin.
“Ndarja u bë publike pasi kishte ndodhur. Kishte kohë që kishte ndodhur. Nuk kam dashur të flas për jetën time personale. Unë nuk kam pasur shumë histori vetëm atë kam pasur, nuk kam dashur që të ndodhte, por ndodhi”- tregon Aurela për Vip Room.
Përsa i përket statusit të tanishëm modelja tregon se është single. Madje tregon me shaka se gjatë pushimeve të kombinuara me punë në Maldive, vetëm ajo dhe mikesha e saj e ngushtë Dorina Gegiçi ishin vetëm, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin çift.
“Nuk kam të dashur. Nuk jam e lidhur, nuk ka ndodhur. Këto gjëra nuk bëhën me planifikime. Deri tani nuk ka ndodhur. Por jam në një periudhë të jetës që nuk po kërkoj diçka. Ndihem mirë kështu siç jam.”- thotë Aurela Hoxha.