Aurela Gaçe dhe Young Zerka, kampionët në fuqi të Kënga Magjike ishin të parët që çelen edhe natën e parë gjysëmfinale të këtij festivali.
E njohur jo vetëm për performancat e saj shpërthyese, por edhe për look-un e çuditshëm, edhe për këtë mbrëmje Aurela Gaçe kishte veshur një fustan të argjendtë stil “alla” Gaçe.
Pas “Pa kontroll”, të cilën e kënduan live moderatori dhe producenti Gjebrea e pyeti Aurelën pse kishte zgjedhur një fustan të tillë dhe këngëtarja u përgjigj, “duke qenë se KM këtë vit është live, vendosa ti vishja CD-të”.
Aurela Gaçe është e vetmja këngëtare që konkurron dy vjet radhazi në Kënga Magjike. “Akoma jo” është balada me të cilën Gaçe konkurron në edicionin e 17-të të këtij festivali dhe do të ngjitet nesër në skenë.