Shumë pak njerëz e dinë që këngëtarja Aurela Gaçe i ka përfunduar studimet e larta për aktrim. Ajo sot i ka dedikuar një status të gjatë profesorit të saj, aktorit të mirënjohur Birçe Hasko.
“E dua shumë këtë njeri. BIRCE HASKO .
4vjet studentja e tij në Akademine e Arteve, pashë me sytë e mi, punë, djerse, drejtësi. Në fillim thosha, Bobo sa i ashpër ky profesori, pasi mendoja se të studiosh për arte, duhet të qeshësh gjithë ditën… Ndërkohe ishte e kundërta. “DISIPLINA” ishte e Para që na mësove, pastaj me rradhë filluam zbuluam njeriun…. Për publikun je gur i rrallë i artit SHQIPTAR, për mua e studentët e tu je dyfish gur i rrallë, pikërisht sepse kemi arritur të njohim njeriun. Na mësove se gjithçka arrihet me punë e me dinjitet…”.