Tre ditë pas publikimit të audio përgjimit, prokuroria ka thirrur tre zyrtaret demokratë.
Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi janë thirrur nesër në orën 10:30 në Prokurori për tu pyetur në lidhje me audio përgjimin e publikuar, bënë të ditura burimet.
Prokuroria ka sekuestruar nje dite me pare audio-pergjimin ku sipas PD, vellai i ministrit te Brendshem, Agron Xhafaj komunikon me nje trafikant per nje ngarkese droge.
Vetë Agron Xhafaj ka depozituar padi ndaj zyrtareve te PD me pretendimin se nuk është ai personi i pergjuar, duke akuzuar per montazh. Kjo teze u mbeshtet sot edhe nga Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili tha se kishte investiguar vete kete ceshtje dhe i ka rezultuar se zeri nuk eshte autentik.