Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Audio-përgjimi/ Denar Biba flet për Opinion.al: Nuk kam asnjë shqetësim. Të dalë biseda e plotë, kemi folur me Biankun si shokë

2018/08/28 at 2:02 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Audio-përgjimi/ Denar Biba flet për Opinion.al: Nuk kam asnjë shqetësim. Të dalë biseda e plotë, kemi folur me Biankun si shokë

Një audio-përgjim i publikuar sot ka nxitur debatin politik në vend. Portali Exit.al publikoi materialin ku pretendon se n/kryetari i KQZ, Denar Biba ka shkuar në Strasburg për të takuar gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg, Ledi Bianku, të cilit i ka bërë presion për çështjen e pronave. Po sipas këtij portali, z.Biba ka luajtur rolin e sekserit, pasi porosia për të shantazhuar gjyqtarin ka qenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, z. Engjell Agaçi. Sakaq, kryetari i PD, Lulzim Basha i kerkoi Ramës që të shkarkoje Agaçin dhe Bibën.

Në përpjekje për të mësuar më shumë rreth kësaj historie që ka ndodhur 4 vite më parë, por vetëm sot është publikuar, Opinion.al kontaktoi me n/kryetarin e KQZ, z. Denar Biba.

Ai nuk e mohoi biseden me z. Bianku, por tha se kanë folur si shokë. Sipas Bibës, materiali i publikuar është i prerë (i cunguar) dhe se audio e plotë (kur ta publikojë media) u jep përgjigje të gjitha pyetjeve.

Denar Biba: “Unë me Ledin, ndër vite, kam komunikuar aq shpesh sa nuk numërohen. Kur të dale biseda e plote, do kuptohet nga kushdo se përse flasin dy shokë. Pra, çdo përgjigje për pyetje të mundshme është tek biseda e plotë. Ju takon juve si gazetarë të gjeni dhe publikoni bisedën në fjalë, përsa kohe mendoni se aty ka elemente që i interesojne publikut. Unë personalisht s’kam asnjë shqetësim”, deklaroi ai për Opinion.al.

I pyetur direkt, nëse kishte ushtruar presion tek z.Bianku duke i thënë se “do të ngelesh pa punë”, Biba tha se “metafora e trenit, nuk ishte për atë, por për mua”.

Denar Biba: S’ka nevoje të beni dedektiven me mua. Unë e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, ndër të tjera edhe në viziten zyrtare pranë GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit të kryesuar nga ish-zv kryeministri i kohës. Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “përse pranova detyren e kryetarit të KPP”, duke qene se ishte në dijeni të aspiratës sime për Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshtë është! Mjaft të degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnjë lidhje me z.Bianku. Isha unë qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kërkoni biseden e plote! E keni per detyrë.

Në bisedën që ka publikuar Exit. al dëgjohet vetëm pjesa ku flet Denar Biba dhe ajo ku flet Ledi Bianku:

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?
I thashë…
Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].
[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…
Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.
Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”
Biba vazhdon:
“Ma paguan ata biletën…”
Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:
“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

DEGJO BISEDEN (AUDIO)

Riviera Dedaj-Opinion.al

Etiketa: audio pergjimdenar bibagjyqtari i strasburgutopinion.al

Ju sugjerojmë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin
Kryesore

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin

10 Nëntor, 2025 5:43 pm
SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Kryesore

Humbja në 5 bashki, Salianji: Opozita zgjodhi rehatinë, PD duhet të ndryshojë

10 Nëntor, 2025 2:11 pm
Shqipëria me matësa inteligjentë energjie, Rama: 350 mijë të parët vitin e ardhshëm
Kryesore

Shqipëria me matësa inteligjentë energjie, Rama: 350 mijë të parët vitin e ardhshëm

10 Nëntor, 2025 12:21 pm
Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
Aktualitet

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

10 Nëntor, 2025 11:36 am
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
Kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

10 Nëntor, 2025 11:09 am
Para
Google earth kap një pamje të çuditshme në rrugët e Tiranës

Google earth kap një pamje të çuditshme në rrugët e Tiranës

Tuna nënë për herë të dytë? Këngëtarja zbulon dëshirën që ka për të ardhmen

Tuna nënë për herë të dytë? Këngëtarja zbulon dëshirën që ka për të ardhmen

“Agaçi më tha hajde pimë kafe”, si shantazhoi qeveria gjyqtarin e Strazburgut për çështjen e pronave

Pas audiopërgjimit nisin lëvizjet e para të Prokurorisë, çfarë do ndodhë?

TE FUNDIT

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
10 Nëntor, 2025

Finlanda ka përjetuar rritje të rasteve të Covid- 19 kohët e fundit, me 200 raste të konfirmuara në javë, raportoi...

Lexo më shumë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
10 Nëntor, 2025

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, ka reaguar pas humbjes së thellë...

Lexo më shumë

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
10 Nëntor, 2025

Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit...

Lexo më shumë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com