Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Audio-përgjimi Biba-Bianku, ngecin hetimet e prokurorisë: S’e gjejmë dot audion e plotë

2018/09/04 at 6:21 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Biseda e përgjuar Biba-Bianku/ Prokuroria kërkon të sekuestrojë audion e publikuar në media

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës për audio-përgjimin mes nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku kanë ngecur që pa nisur.


Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë për Tv Klan se në dispozicion të prokurorisë është venë vetëm materiali i publikuar në portalin ‘exit.al’ dhe nuk është mundur të gjendet deri tani biseda e plotë e zhvilluar mes tyre në Strasburg, në vitin 2014.

Në bisedën e bërë publike hetuesit thonë se ka ndërhyrje. Pjesë të komunikimit mes nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg janë hequr apo janë afruar me njëra – tjetrën.

Ky fakt, sipas tyre, ngre dyshime se ndërhyrjet mund te jenë bërë për ta nxjerre bisedën jashtë kontekstit. Por për të verifikuar qëllimin e bisedës, hetuesit thonë se do të duhet të ekzaminojnë të gjithë bashkëbisedimin e zhvilluar mes tyre.

Është e paqartë se cili do të jetë hapi tjetër i prokurorisë për këtë rast, nëse do të thirren për t’u pyetur Biba, Bianku dhe personat e tjerë që përmenden në bisedë, pasi audio e plotë duket e pamundur për t’u gjetur. Një ditë pas publikimit të materialit Prokuroria regjistroi një hetim për veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Opozita i kërkoi prokurorisë të hetojë edhe për korrupsion Denar Bibën dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, Engjell Agaçin, për shantazh ndaj gjyqtarit Bianku, nën pretendimin se Biba e ka shantazhuar gjyqtarin duke i kërkuar qe te mbështesë qeverinë në kërkesën drejtuar gjykatës së Strasburgut për të shtyrë ekzekutimin e vendimeve për çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Denar Biba i ka mohuar akuzat, ndërsa gjykata e Strasbugut, në një reagim për televizionin Klan sqaroi se biseda e zhvilluar, të cilën gjyqtari Bianku e ka quajtur të papërshtatshme, nuk ka ndikuar në marrjen e vendimit të saj për të aprovuar kërkesën e qeverisë shqiptare.

Etiketa: audio pergjimbiankuBibahetimeprokuroria


Ju sugjerojmë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Para
Opozita në Kosovë: Qeveria na ndaloi të hyjmë në seancë

Debati për kufijtë/ Grupi i negociatorëve të Kosovës kryesohet nga Fatmir Limaj, ja lista e plotë

Histori erotike me Drake? Reagon për herë të parë Kim Kardashian

Histori erotike me Drake? Reagon për herë të parë Kim Kardashian

Plas skandali në Komisionin Europian, akuza të forta ndaj Junckerit për “përbindëshin”

Plas skandali në Komisionin Europian, akuza të forta ndaj Junckerit për "përbindëshin"
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj...

Lexo më shumë

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Partia Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se në do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
7 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com