Një aksident është regjistruar sot në lagjen nr.3 në Sarandë, ku një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët L. R., 54 vjeçe, P.R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 02.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Sarandë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. R., 57 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. R. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit L. R., 54 vjeçe, P.R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al