Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”- Shkrimi në revistën e huaj me ngjarjen erotike tronditi udhëheqjen e lartë të PPSh-së

2024/01/08 at 8:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”- Shkrimi në revistën e huaj me ngjarjen erotike tronditi udhëheqjen e lartë të PPSh-së

Shkrimi i turistit suedez që çmendi autoritetet komuniste në 1988: “Nata e zjarrtë me Anën, punonjëse e hotelit në Sarandë”!


-Letërkëmbimet mes Stokholmit dhe Tiranës, për skandalin erotik të vajzës së uritur, me mollë në dorë. Si turisti suedez vuri në “lojë” autoritetet më të larta komuniste të Shqipërisë, të cilët nuk mundën të gjejnë vajzën sarandiote të aventurës.

Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, anipse përfundonte në faqet e një reviste. Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez, për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë.

Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava”, ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988. Ishin disa syresh në atë kohë, që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur, ta identifikonte mes tyre, të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë, nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm, mungonte emri i autorit.

******

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare, që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo, të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja, ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi, ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.

Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit, shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria, do të fuste në hall të madh, autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit

Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës, nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit, nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë, shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare”, në një hotel të Sarandës, nuk do të ishte fare e lehtë.

Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare, me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj, një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të parëndësishmit, në atë kohë analizoheshin shumë dhe deri në detaje, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve legale, si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi, i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist.

Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim, gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri, do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.

Materiali në fjalë, kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte, se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej.

Materiali i përcillet më 8 mars 1988, ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më fanatik e të indoktrinuar, që kishte pasur ndonjëherë udhëheqja e lartë e PPSH-së, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

Stefani, ndoshta ndër ministrat më të jetë shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit, të hetonte dhe të gjente me çdo kusht, se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin komunist në fuqi, ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Ndërkaq, do të nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje, njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel, ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë, të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm, ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit, pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij në Tiranë, ambasadori shqiptar në Suedi, shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë, boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”. Memorie.al

 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
A po e “frenon” Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?

A po e “frenon” Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?

Për të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës, pamjet fantastike nga Mali i Thatë

Për të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës, pamjet fantastike nga Mali i Thatë

Plan apo rastësi? Lagjja në Vlorë pa drita në momentin kur ndodhi vrasja e 22-vjeçarit

Plan apo rastësi? Lagjja në Vlorë pa drita në momentin kur ndodhi vrasja e 22-vjeçarit
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com