Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Athina, në “luftë” pas deklaratës së Erdoganit. “Greqia na mori ishujt”

2016/09/30 at 9:18 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Athina, në “luftë” pas deklaratës së Erdoganit. “Greqia na mori ishujt”

Kryeministri grek Alexis Tsipras, pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit qeveritar për Mbrojtjen dhe Politikën e Jashtme, duke iu përgjigjur presidentit turk Erdogan, ka deklaruar se dyshimi që Ankaraja ka hedhur së fundmi mbi Traktatin e Lozanës, i cili vendosi përfundimisht dhe në mënyrë të qartë marrëdhëniet greko-turke dhe statusin e detit Egje, është i rrezikshëm si për të dy popujt, ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Duke folur një ditë pasi Këshilli kombëtar i Sigurisë së Turqisë ka rekomanduar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar në thelb rishikimin e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, duke e kritikuar atë si një marrëveshje që ka përcaktuar në dëm të Turqisë kufijtë e sotëm, e duke thënë se ishujt e Egjeut iu dhanë atëherë padrejtësisht Greqisë.

Menjëherë ka reaguar diplomacia greke, që ka dënuar këtë deklaratë, Ministria greke e Mbrojtjes, të gjitha partitë politike, e po ashtu edhe mediat.

Edhe Komisioni Europian është pyetur nga një eurodeputet i konservatorëve grekë se, çfarë qëndrimi ka për deklarata të tilla sfiduese ndaj traktateve ndërkombëtare. Po ashtu, edhe Berlini zyrtar, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme që është pyetur për këtë pozicionim të Erdoganit, ka theksuar në një deklaratë sqaruese se, nga këndvështrimi i Gjermanisë marrëveshja e Lozanës vazhdon të jetë në fuqi.

Traktati i Lozanës, i nënshkruar më 24 korrik të vitit 1923 nga Greqia, Turqia dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore, ishte një traktat paqeje që i ka dhënë fund luftës greko-turke dhe vendosi kufijtë e Turqisë moderne. Me një marrëveshje të veçantë midis Greqisë dhe Turqisë u vendos shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë midis dy vendeve dhe demilitarizimi i disa ishujve të Egjeut.

Shkëmbimi i pakicave shkaktoi lëvizje të mëdha të popullsisë, pasi nga Azia e Vogël (Anatoli apo Anadolu sipas grekut e turkut) u shpërngulën për në Trakën Lindore në Greqi rreth 1 milion e 650 mijë shtetas turq të krishterë, e nga Greqia për në Turqi rreth 670 mijë qytetarë grekë myslimanë, një pjesë e të cilëve ka qenë popullsi shqiptare.

/ Top Channel

Ju sugjerojmë

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare
Politikë

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare

7 Tetor, 2025 8:57 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
-U tha në Opinion

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

6 Tetor, 2025 10:45 pm
Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…

6 Tetor, 2025 10:23 pm
Para
A është Aurela Hoxha në një lidhje? Ja si përgjigjet modelja

A është Aurela Hoxha në një lidhje? Ja si përgjigjet modelja

Video/ Nuk quhet Aurela, ja emri i vërtetë i modeles…

Video/ Nuk quhet Aurela, ja emri i vërtetë i modeles...

Rama zëvendëson Kokëdhimën me Bledi Çuçin

Largimi nga PS, Çuçi: Blushi e teproi, nuk jemi kazan plehrash

TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
7 Tetor, 2025

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja...

Lexo më shumë

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare
7 Tetor, 2025

Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie. Bëhet fjalë për Dionis Sotan, turoperator dhe njëkohësisht kryetar...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
7 Tetor, 2025

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Xhaxhai akuzohet për vrasje në bashkëpunim. Gjithashtu,...

Lexo më shumë

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
7 Tetor, 2025

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com