Kronikë

Atentati/ Vdes në spital shqiptari që u qëllua dy ditë më parë në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 23/09/20 |
Opi Nion

Ka humbur jetën 38-vjeçari shqiptar Selvadi Shehaj i cili u qëllua me armë zjarri nga persona të maskuar në plazh pak ditë më parë në Itali. Sipas mediave italiane, 38-vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e San Camillo.

Policia italiane është duke hetuar për ngjarjen. Deri më tani pista kryesore është e shkuara kriminale e shqiptarit, pasi ka qenë i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. Ende nuk ka asnjë informacion mbi autorët. Për herë të fundit ata u panë teksa u larguan me një skuter nga vendi i ngjarjes.

Karabinierët thonë se ekzekutori i maskuar iu afrua shqiptarit dhe e thirri në emër, më pasi ai e ka qëlluar dy plumba të kalibrit 7.65, nga disa metra larg që i shpuan shtyllën kurrizore./ Opinion.al

Pas