Preng Gjini, i cili ra pre e një atentati me eksplozivë në Tiranë, është nisur për kurim drejt Turqisë, ku pritet t’i nënshtrohet mjekimit më të specializuar.
Sipas informacioneve, Gjini është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë, pas 8 ditësh i shtruar te Spitali i Traumës.
Makina e 50-vjeçarit shpërtheu më pasditen e 15 qershorit, në zonën e Selitës duke e plagosur rëndë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po hetohen disa pista të cilat lidhen me disa ngjarje kriminale ndër vite./ Opinion.al