Kronikë

Atentati në Vlorë, policia: 3 armë automatike gjenden brenda automjetit të autorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 18/08/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të paqarta, ndëra viktimat ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë gjatë krehjes së zonës në aksin rrugor Levan-Tepelenë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Brenda tij u gjetën 3 armë zjarri automatike.

“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve”-njofton policia./Opinion.al

Pas