Tre ditë më parë, Krenar Runaj mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave në një atentat në lagjien “Partizani” në Vlorë.
50 vjeçari ka ndërruar jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve që kishte marrë.
Ai u plagos nga breshëria e plumbave kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një pike të basteve.
Nga atentati mbetën të vdekur Dhimitër Çani dhe Ilir Deromemaj. Ky i fundit besohet se ishte shënjestër e atentatit.
Në vitin 1997, Deromemaj kishte kryer një vrasje.