Kronikë

Atentati në Vlorë, flet i plagosuri: Dyshoj se gjithçka vjen nga…


               Publikuar në : 09:30 - 27/05/19 |
geliano fataj

Dyshoj se gjithçka vjen nga Greqia”. Është kjo deklarata e parë gjatë rrugës për në spital e shënjestrës së atentatit në Poro të Vlorës, Eno Mata.

Në prani të policisë, i plagosuri Mata tha se nuk ka kryer asnjë vrasje në Greqi dhe e ngatërrojnë me ndonjë pjesëtar të ndonjë grupi kriminal.

Dyshoj se gjithçka vjen nga Greqia, Nuk kam kryer vrasje në Greqi, kam grabitur, ndoshta më ngatërrojnë me ndonjë pjesëtar të ndonjë grupi kriminal”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:01. Policia ngre mundësinë e atentatit në formën e pritës.

Sipas këtij varianti, Sotiraq Mëhilli dhe Eno Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i lënë fillimisht të dy të plagosur rëndë.

Sotiraq Mëhilli 22 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Edhe pas kësaj ngjarjet si në tjerat, një makinë e djegur “Benz” u gjet në afërsi të fshatit Bishan, vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes. / Opinion.al

Pas