Kronikë

Atentati në Vlorë/ 2 viktimat të përfshirë në vrasjen e biznesmenit për një kalë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 18/08/22 |
Opi Nion

Viktimat e atentatit të sotëm në Vlorë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo rezultojnë të jenë emra të njohur për policinë.

Shpati Lena është arrestuar 5 muaj më parë, konkretisht më 23 Mars 2022 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pasi udhëtonte makinë së bashku me 2 persona të tjerë të armatosur. Njëri nga këta ishte Ariel Kingji 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim prej Gushtit 2019 si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj. Edhe Shpati Lena u akuzua për këtë ngjarje të Gushtit 2019, si personi që ndihmoi të fshihej Ariel Kingjin. Por gjykata e la të lirë Shpati Lenën në masën detyrim paraqitje.

Ndërsa Hakim Xhezo 34 vjeç është vëllai i Eduart Xhezos, ky i fundit i akuzuar si autori kryesor për vrasjen e Arben Beqirajt në Gusht 2019 në Vlorë.

Vrasja e Beqirajt ndodhi në zonën e plazhit në Vlorë në 4 Gusht 2019, për një kalë. Konkretisht, një person me kalë kishte kaluar në hapësirën e çadrave që menaxhohej nga viktima Arben Beqiraj. Ai u dhunua nga biznesmeni dhe djali i tij, por disa orë më pas, në lokal mbërritën 4 persona, që sipas policisë kanë qenë Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe 2 vëllezër, për t’u sqaruar.

Por, tentativa për t’u sqaruar përfundoi në përdorimin e armëve. Në drejtim të biznesmenit Arben Beqiraj u qëllua me breshëri dhe si pasojë ai humbi jetën menjëherë, ndërsa djali i tij dhe një i afërm i tyre mbetën të plagosur. Eduart Xhezo, vëllai i Hakim Xhezos që u vra sot, u konsiderua si autori kryesor i ngjarjes. Ai po vuan dënimin aktualisht në burg.

 

Pas