Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku deri më tani dyshohet se një persona ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas “News24”, viktima bashkë me personat e tjerë që mbetën të plagosur kanë qenë ulur duke pirë në një lokal që ndodhet në zonën e “Don Boskos”.
Paraprakisht bëhet e ditur se një automjet në lëvizje, i është afruar lokalit dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ndodheshin personat që janë qëlluar me armë zjarri.
Uniformat blu bënë me dije se viktimë e atentatit ka mbetur Erjon Çela, 35 vjeç, dhe kanë mbetur të plagosur personat e tjerë që kanë qenë ulur në një tavolinë me 35-vjeçarin. Mes të plagosurve dyshohet se është edhe vëllai viktimës, i identifikuar si Blerim Çela.
Të plagosur kanë mbetur edhe shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.
Mësohet se policia kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe në brendësi të lagjeve, nga ku dyshohet se janë larguar autorët e ngjarjes, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”./Opinion.al