Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur sot në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Në këtë atentat mbetën të plagosur dy persona, 45-vjeçari Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçari , Ronaldo Metushi.
Ata janë qëlluar me armë nga një makinë teksa ishin duke konsumuar kafe së bashku në një lokal.
Vocaj thotë se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona, të cilët pasi kanë qëlluar me armë janë larguar dhe kanë djegur makinën. Në makinën e dejegur kanë gjetur dhe një armë zjarri që dyshohet se u përdor në atentat.
“Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit. Jemi duke analizuar këtë çështje, njëri prej tyre ka precedent penal, por ne jemi duke hetuar për begraundin që këta të plagosur kanë dhe për të studiuar konfliktet që këta mund të kenë, që do jenë edhe pistat e hetimit. Autorët kanë qëlluar nga automjeti. Ne kemi pamjet filmike për mënyrën si ka ndodhur ngjarja dhe kemi një ide me ngjarjen. Është probabilitet që të kenë qenë të maskuar. Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor që po mbledh të gjitha provat që do ti shërbejnë hetimit. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonat për kamerat e sigurisë. Po kështu, në territorin e komisariati nr 5 është gjetur një mjet, që ka përputhshmëri me atë të autorëve. Targat nuk janë të vjedhura, por nr i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet. Janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri, nuk e kemi përcaktuar tipin e armës. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohen. Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë. Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit. Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”,-tha Tonin Vocaj.