Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve, atentati në zonën e Shkozës është bërë ndaj një 21-vjeçari të identifikuar me inicialet H.Xh.
Në momentet që i riu ishte duke udhëtuar me makinën në të cilën ndodhej dhe një vajzë, persona të maskuar kanë dalë para automjetit dhe kanë qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.