Policia e Shkodrës ka shoqëruar në polici 10 persona, mes tyre edhe Safet Bajri, në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Dobraç ku mbetën të vrarë me armë zjarri Hamza Lici, Arlind Bushati.
Si pasojë e atentati humbi jetën Flutura Basha e cila po udhëtonte rastësisht me motor në vendin e ngjarjes së bashku me bashkëshortin e saj Bashkim Basha. Ky i fundit ndodhet në spital i plagosur.
Motori i çiftit të bashkëshortëve u përplas nga makina gjatë atentatit me të cilën udhëtonte Lici dhe Bushati.
Deri më tani policia nuk ka mundur të identifikojë autorët.