Kronikë

Atentati në Milot, si i shpëtoi një vit më parë plumbave Ylli Brahimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 22/07/22 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme iu bë atentat Ylli Ibrahimit në Milot, ku sipas burimeve të deri tanishme ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa  Klisman Preçi ka humbur jetën.

Por për Ylli Ibrahimin kjo nuk është herë e parë që bie pre e plumbave.

Pasi më shumë një vit më parë, dy persona që udhëtonin me motor kanë qëlluar në drejtim të Ibrahimit dhe dy shokëve të tij, ku i plagosur mbeti Ylli Ibrahimi.

Atentatorët e Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.

Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.

Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar.

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar.

Pas