Kronikë

Atentati në Milot/Brahimi s’është marrë në pyetje, hetuesit shpresë te kamerat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 26/07/22 |
Opi Nion

Kanë kaluar 3 ditë nga atentati i dyfishtë në Milot, ku humbi jetën Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi. Ndërsa policia duket se ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pavarësisht provave materiale të sekuestruara qoftë në vendngjarje por dhe tek makina Audi që u gjet e djegur së bashku me dy armë kallashnikovë, autorët nuk kanë lënë gjurmë.

Kamerat e sigurisë në pallatin ku banonin të dy personat që ranë pre e atentati si dhe ato të sekuestruara përgjatë itinerarit të përshkruar prej tyre por dhe të autorëve konsiderohen kyç për hetimin.

Me rëndësi për grupin hetimor janë dhe deklarimet që pritet të merren nga i mbijetuari i atentatit, Ylli Brahimi, i cili vijon të jetë në kujdes intensiv të mjekëve të spitalit të Traumës.

Ndonëse në jashtë rreziku për jetën deri në këtë fazë 46-vjeçari e ka patur të pamundur dhënien e një dëshmie për hetuesit.

E shkuara kriminale si dhe konfliktet e mëparshme janë pistat ku është përqendruara policia dhe prokuroria për zbardhjen e atentatit ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Këta të fundit dhe më parë kishin qenë në shënjestër të atentative në Qarkun e Lezhës./tvklan.al

Pas