Kronikë

Atentati në Milot/Autorët ndoqën 2 miqtë, shoqërohen dhjetëra persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 23/07/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi.

Hetimet kanë zbuluar se atentatorët kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës së djeshme në zonë, duke mësuar kështu lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit.

Mësohet se sapo makina e dy miqve u afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën atentorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të atentatit.

Pas