Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati në Memaliaj, gjendet makina e autorëve dhe tre armë zjarri

2024/07/21 at 10:37 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati në Memaliaj, gjendet makina e autorëve dhe tre armë zjarri

Është gjetur e djegur makina e autorëve të atentatit gjatë mbrëmjes e së shtunës në Memaliaj.

Sipas informacioneve, brenda makinës tip “BMW” janë gjetur tre armë zjarri”.

Sakaq mësohet se nga djegia e automjetit ka marrë flakë edhe lokali në anë të rrugës ku ishte lënë makina. Sipas policisë, pas atentatit autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Mallakastrës.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Të vrarë kanë mbetur kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela. Mësohet se po ashtu në gjendje të rëndë është edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me të vëllanë Shyqyri Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku edhe kanë djegur makinën në fshatin Bejaj.

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat do të ndihmojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si edhe mund të hedhin dritë në identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë. 3 persona janë shoqëruar në polici dhe kanë dhënë dëshmi.

Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea (Adriatik) Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.

Hakmarrja ndaj Kalemit pistë hetimi

Dyshohet se vrasja ka lidhje me Andrea Kalemin dhe sagën e vrasjeve të nisura në 2022, me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt, i cili ishte kushëriri i Kalemit, dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja ndaj Andrea Kalemit.

RENEA e drejtuesit e lartë të policisë në Memaliaj

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë kanë shkuar në Memaliaj për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Gjithashtu kanë shkuar dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kush është Andrea Kalemi

Andrea Kalemi nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare ndërsa rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001. Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave.

Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.

Ju sugjerojmë

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”
Aktualitet

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

20 Maj, 2025 12:24 pm
Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!
Rajoni

Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

20 Maj, 2025 12:08 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Aktualitet

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”/Veliaj nga qelia: Ndalimi i padrejtë vazhdon…

20 Maj, 2025 12:04 pm
Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë
Aktualitet

Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

20 Maj, 2025 11:52 am
Video e atentatit në Durrës,shihni si qytetarët vrapojnë të tmerruar pas të shtënave
Kronikë

Video e atentatit në Durrës,shihni si qytetarët vrapojnë të tmerruar pas të shtënave

20 Maj, 2025 11:44 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Dhunoi e kanosi ish të dashurën për marrëdhënie seksuale, pranga 49-vjeçarit

20 Maj, 2025 11:37 am
Gonzato: Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura
Aktualitet

Gonzato: Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura

20 Maj, 2025 11:24 am
“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
Aktualitet

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani

20 Maj, 2025 11:11 am
Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet
Kronikë

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

20 Maj, 2025 11:07 am
100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit
Aktualitet

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

20 Maj, 2025 11:05 am
Para
Europoli paralajmëron për rritje të krimit të organizuar

Europoli paralajmëron për rritje të krimit të organizuar

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, saga e vrasjeve të nisura në Tiranë në 2022

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, saga e vrasjeve të nisura në Tiranë në 2022

Fier/ Tentoi të vriste me thikë një grua, pranga 33-vjeçarit

Fier/ Tentoi të vriste me thikë një grua, pranga 33-vjeçarit

TE FUNDIT

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”
20 Maj, 2025

Më 25 maj do të nisë zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të...

Lexo më shumë

Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!
20 Maj, 2025

“Në qershor do luani kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!” Kështu është shprehur Aleksandar Vuçiç kur kanë mbetur më pak...

Lexo më shumë

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”/Veliaj nga qelia: Ndalimi i padrejtë vazhdon…

Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
20 Maj, 2025

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia, duke treguar se ditën e sotme ka mbushur 100 ditë si...

Lexo më shumë

Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë
20 Maj, 2025

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan propozoi ndryshime konkrete në legjislacionin shqiptar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com