Kronikë

Atentati në Lushnje, 4 ndër të plagosurit klientë të rastësishëm në lokal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 24/08/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga atentati që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Lushnjës, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari, Bledar Muça dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Sipas newes 24, 40-vjeçari pronari i një lokali në qytetin e Lushnjes, ndodhej i ulur në tavolinë duke pirë kafe me kunatin e tij Judin Velo, kur autorët, të cilët lëviznin me makinë hapën zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Mësohet se makina e autorëve ka ndaluar para lokalit,  një person ka zbritur prej saj duke u drejtuar për te tavolina ku ishte ulur Muça nën shoqërinë e kunatit, Judin Velo.

Autori qëlloi me breshëri përtej xhamit. 40-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa të plagosur mbetën Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, Eksara Sauli 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Sipas informacioneve 4 të plagosurit e tjerë, përveç kunatit Velo ishin klientë të rastësishëm që ndodheshin në lokal dhe s’kishin kishin lidhje me viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, në një kohë kur në zonë kishte shumë qytetarë. Makina e cila dyshohet se u përdor prej tyre për të kryer atentatin, u gjet nga policia rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes, në fshatin Thanasaj.  Automjeti ishte shkrumbuar plotësisht./Opinion.al

Pas