Kronikë

Atentati në Lezhë/ Policia: Në makinë 2 persona, janë ngritur pika kontrolli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:49 - 14/05/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e dështuar të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.

Përmes një njoftimi uniformat blu bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Fatmirësisht si pasojë e ngjarjes nuk ka të lënduar.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P. Për pasojë nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

Pas