Policia ka shoqëruar Valter Bamin për atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Larushk të Krujës.
Nga plumbat në drejtim të një automjeti ku po udhëtonte shënjestra Gentjan Bejtja, mbeti viktimë kunati i tij, Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Bami u shoqërua edhe dy ditë më parë nga ana e policisë bashkë me vëllanë e tij Durim Bami, si dhe Marklen Haka, të cilët u lanë të lirë pas disa orësh.