Aktualitet

Atentati në Elbasan, Hoxha tregon mbështetësit politik të Çapjave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 08/06/20 |
Opi Nion

Ardjan Çapjas mëngjesin e kësaj të hënë iu bë atentat. 55-vjeçari mori një plumb në shpatullën e majtë, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një operacioni.

Gazetari Artan Hoxha në studion e “ABC News” tha se aftësitë që kanë për të korruptuar i bëjnë këto grupe të fuqishme.

“Problem i madh në Elbasan është se aty ka pasur një kooperim grupesh. Është fuqi ekonomike, burimet njerëzore që korruptojnë shtetin dhe i bën ata të fuqishëm . Çelat nuk kanë fis, nuk janë si Çapjat. Kam nxjerrë me fakte që Çapjat ishin me kryeministrin. Zgjedhjet në Elbasan i kam ndjekur kohët e fundit, të gjitha degëzimet në Shqipëri të çojnë në Elbasan”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se kriminaliteti bëhet me atë që i ofron bashkëpunim, mbrojtje dhe mundësinë për të bërë para.

“Çapjat kanë treguar në të kaluarën se kanë ekzekutuar të gjithë grupin që i kanë vrarë vëllain. Gentian dhe Nezir Beqiri janë ekzekutuar ndërsa ishin në arrest shtëpiak dhe ruheshin me dy policë tek dera. OFL që nisi në 3 mars, në ditën e dytë të punës dërgoi formularin Çapjas që nuk është i dënuar për asgjë.

Ajo që po ndodh në Elbasan është thjesht një kronikë e paralajmëruar prej kohësh, është seri e radhës që për sa kohë nuk do të ndërhyhet seriozisht konflikti do të vazhdojë me eliminime të tjera.

Konflikti i madh që kanë sot i cili është problem edhe për hetimin është se Çapjat nuk kanë vetëm 1 konflikt, por kanë disa. Për sa kohë ndiqen këshillat e udhëheqësit që thotë kokat hëngshin, kjo do të vazhdojë.

Problemi i madh në Elbasan është se aty ka pasur një kooperim grupesh. Është fuqi ekonomike, burimet njerëzore që korruptojnë shtetin dhe i bën ata të fuqishëm . Çelat nuk kanë fis, nuk janë si Çapjat. Kam nxjerrë me fakte që Capjat ishin me kryeministrin. Zgjedhjet në Elbasan i kam ndjekur kohët e fundit, të gjitha degëzimet në Shqipëri të çojnë në Elbasan.

Elbasani është një nyje strategjike për krimin, prokurorët dhe drejtorët e policisë e ndjejnë këtë. Aty është një qytet ku qytetarët shohin hallin e tyre, dhe kemi këto grupe që vazhdojnë punën e tyre. Kohët e fundit kam nxjerrë një foto të kryeministrit me Çapjat.

Deri vonë ata kanë qenë mbështetës të PD-së, por në dy zgjedhjet e fundit ata kanë qenë mbështetës të LSI. Kjo tregon se kriminaliteti nuk ka ngjyrë, ai bëhet me ato që i ofron mundësinë për të bërë para. Në Elbasan nuk bashkëpunohet me policinë. Kur është pyetur sot, familjarët kanë thënë se ra nga çatia. Kjo do të thotë se ata nuk kanë besim tek policia”, tha Hoxha.

Pas