Kronikë

Atentati në Elbasan/ Disa të shoqëruar, pistat ku po heton policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 12/05/21 |
Opi Nion

Një ditë pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka në Elbasan raportohet se të paktën 25 persona janë shoqëruar gjatë natës.

Sipas news 24, këta persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, për të dhënë informacione rreth dinamikës së lëvizjes së viktimës dhe gruas së tij si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen në fjalë.

Paraprakisht dyshohet se krimi është kryer nga vrasës profesionistë me pagesë dhe se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar dhe të detajuar. Ekzekutimi i 41-vjeçarit ndodhi në lagjen “Skënderbej ndërkohë mësohet se skena e krimit nuk është fiksuar nga kamera sigurie pasi në atë nuk ka ka kamera të tilla dhe ndriçimi rrugor është mjaft i dobët.

Dëshmia kyçe deri më tani mbetet ajo e bashkëshortes së viktimës, Silvana Çaka, që mbeti e plagosur si edhe një banor i lagjes “Skënderbej” që ndodhej rastësisht aty pranë në makinën e tij duke pritur për të shoqëruar të ëmën e tij për ta shoqëruar në banesë.

Atentatorët dyshohet se i kanë zënë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën 41-vjeçarit që ekzekutuan vetëm pak çaste pasi ai dhe bashkëshortja kishin dalë nga shtëpia e prindërve të saj në lagjen “Skenderbej”. Po ashtu raportohet se viktima mori një plumb në kokë dhe një në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në timon. Ndërkohë që bashkëshortja e tij mbeti e plagosur në dorë.  Ndaj çiftit mësohet se është qëlluar me silenciator.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shkak i vrasjes së 41-vjeçarit ka të bëjë me të shkuarën e tij. Çaka është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor të 2020 në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri.

Kujtojmë se Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan është ekzekutuar me tetë plumba më 27 nëntor. Sipas raportimeve të mediave vendase, Spahiu u vra në bulevardin ‘Edmond Machtens’ dhe ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Spahiu ishte një person me precedentë penalë. Ai është shoqëruar në vitin 2010 për vrasjen e Gëzim Alikajt në Elbasan, por më pas është lënë i lirë. Mësohet se Spahiu ishte edhe kunati i Erion Alibejt, të akuzuarit për organizimin e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbe”./Opinion.al

Pas