Është shoqëruar në Policinë e Tiranës një efektiv i RENEA-s. Mësohet se ai është kapur nën shoqërinë e një personi që dyshohet i përfshire në atentatin “Don Bosko”, ku një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Efektivi është identifikuar si Altin Morina, shef stërvitjeje tek RENEA.
Sipas informacioneve, se në automjet ku ndodhej efektivi dhe personi i dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash. Atentati u regjistrua mbrëmjen e të dielës në lokalin, i cili është në pronësi të Fation Muratit.
Ky i fundit, edhe pse ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dyshohet se është arratisur nga Shqipëria, fillimisht në Kosovë, e më pas drejt Turqisë.