Kronikë

Atentati në “Don Bosko”, i planifikuar 2 muaj më parë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 05/01/22 |
Opi Nion

Erion Çela, me të vëllain, dajën dhe dy të afërm të tij po konsumonin kafen e pasdites në një lokal në zonën e Don Boskos. Dëshmitarët thanë se vetëm pak minuta se gratë e familjes të linin ambientet e lokalit, një makinë tip Mercedes-Benz, afrohet nga zona e Spitalit të Traumës në drejtim të lokalit.

Pasi kanë zbrazur breshëritë e kallashnikovit, autorët janë kthyer për t’u larguar andej nga kishin ardhur, në drejtim të Spitalit të Traumës.

Plumbat lanë të vdekur Erion Çelën, 35–vjeçarin që shihni në këtë foto dhe të plagosur vëllain e tij Blerim Çelën, dajon e tyre Edmond Crroj dhe 19-vjeçarin Azbi Selimaj, klient i lokalit.

Administratori i lokalit e pa të gjithë ngjarjen. Ai tregon se gjithçka ndodhi me shpejtësi dhe se mes palëve nuk pati konflikt.

Burimet i thanë Tv Klan se targat e përdorura në makinën e atentatorëve janë vjedhur dy muaj më parë në zonën e Vorës, çka i ka bërë hetuesit të dyshojnë se atentati ka nisur të planifikohet po në atë kohë.

Grupi hetimit ka dyshime të forta se shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi Edmond Crroj, për shkak të problemeve që ai ka pasur me drejtësinë në Itali.

Megjithatë policia dhe prokuroria nuk përjashtojnë edhe pista të cilat lidhen me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. Viktima e atentatit Erion Çela ishte pronar i një tabakino dhe nuk rezulton që në Shqipëri të ketë pasur probleme me ligjin.

Kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar ngjarjen, por edhe dhjetra kamera të tjera, janë sekuestruar nga grupi i hetimit, në përpjekje për të identifikuar autorët. Nëpërmjet tyre po provohet edhe të zbulohet itenerari dhe destinacioni i makinës së atentatorëve.

Sipas dëshmitarëve, në makinë kanë qenë 3 persona, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me automatik kallashnikov. Gjuajtja është bërë nga brenda makinës dhe për këtë arsye të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda saj./Tv Klan

Pas