Kronikë

Atentati ndaj shefit të policisë, babai apel të birit: Kam ardh, dorëzohu!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 14/10/20 |
Al Do

Babai i autorit të dyshuar të atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe i ka bërë thirrje të birit të dorëzohet.

Në një status në Facebook, Arben Hasanaj i ka bërë thirrje të birit 19-vjeçar, Ilirian Hasanaj që të dorëzohet një orë e më parë dhe e vë në dijeni se ai ka ardhur në Shqipëri pasi jetonte jashtë vendit.

Thirrje publike. Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje. Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt”, shkruan në Facebook Arben Hasanaj.

Tre ditë më parë, automjeti i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe u qëllua me breshëri nga një person që lëvize me motor. Brenda automjetit udhëtonin Mentor Hasanaj, shefi i policisë Bashkiake, babai i tij Xhelal Hasanaj dhe guraja Vjollca Hasanaj.

Mentor dhe Xhelal Hasanaj mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave ndërkohë që në kërkim është shpallur Ilirjan Hasanaj pasi hetuesit kanë gjetur gjurmë të tij në motorin që u përdor gjatë atentatit, i cili u gjet i braktisur 500 metra larg vendngjarjes./ Opinion.al

Pas