Është rrëzuar nga Gjykata kërkesa e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë. Rraja është arrestuar për atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, te mbikalimi i Shkozetit, si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të viti 2019, në kohën kur prokurori Ndoji ishte duke udhëtuar në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, personazh i njohur i botës së krimit.
Në këtë atentat ndërroi jetë shoferi i prokurorit Andi Maloku, ndërsa Ndoji dhe Muharremin mbetën të plagosur./ Opinion.al