Kur kanë kaluar pak orë pas atentatit që i bë prokurorit Arjan Ndoj,është gjetur i braktisur mjeti i autorëve.
Mësohet se mjeti është gjetur ne rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm.
Policia dyshohen se mjeti i përket autorëve, ndërsa makina është Mercedez Benz E Class, ngjyrë gri. Brenda mjetit u gjeten 2 kallashnikovë dhe dy maska që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë krimit.
Ndërkohë, policia ka siguruar zonën dhe do bëjë këqyrje të mjetit. Në këtë atentat mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi dhe Andi Maloku.
Ndoj dhe Laho janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në gjendje të rëndë është Andi Maloku./Opinion.al