Familja e Andi Malokut ka paditur në GJKKO Redjan Rajën dhe Arjol Halilaj, teksa kërkon dhe dëmshpërblim për vrasjen e djalit të tyre në atentatin e 1 nëntor 2019.
Objektivi i këtij atentati ishte prokurori Arjan Ndoj, por për shkak të breshërive të plumbave, humbi jetën shoferi i prokurorit Ndoj.
Ndërkohë shuma e parave për dëmshpërblimin e familjes Maloku do të përcaktohet gjatë procesit të gjykimit.
Sot seanca për Rrajën dhe Halilaj u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Rraja./Opinion.al