Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj prokurorit, çfarë dihet deri më tani…

2019/11/03 at 2:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj prokurorit, çfarë dihet deri më tani…

Mbi 40 të shoqëruar, por asnjë i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksander Lahos ( Landi Muharremi) dhe Andi Malokut. Mes të shoqëruarve ishte edhe Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, si persona që mund të kenë dijeni për atentatin e kryer pasditen e së premtes pranë mbikalimit te Shkozetit.

Mbledhja e dëshmive po bëhet paralelisht me ekspertizën që po i bëhet makinës së autorëve të krimit, një “Benz” ngjyrë gri që rezulton të jetë i vjedhur së bashku me targat që mbarte. Shpresat për të arritur tek identifikimi janë të mëdha, pasi veç kallashnikovëve, në mjet u gjetën edhe maskat, tek të cilat mund të ketë material që do i nënshtrohet analizave të ADN-së.

Dy të plagosurit e atentatit të së premtes, prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin “Rrumi” vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin e Durrësit që nga mbrëmja e së premtes.

Prokurori Arjan Ndoja ka një plagë në shpatull, ndërsa Aleksandër Laho që ka mbajtur edhe emrin Land Muharremi, po qëndron në pavionin e kirurgjisë. Dëmtimi që i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, ka depërtuar nga shpatulla në drejtim të nofullës dhe është më i rëndë. Ndërkohë në Tiranë, gjendja e shoferit Andi Maloku është stabel por mjeket ende nuk japin garanci për jetën.

Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të diel strukturat drejtuese të policisë. Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e deritanishme të punës për zbardhjen e të gjitha provave në dy automjetet e ngjarjes në fjalë dhe punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Atentati është duke u hetuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

Makina e gjetur, u përdor si karrem?
Makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet e braktisur në fshatin Shkafan pranë Ishmit. Hetuesit dyshojnë se ky automjet mund të jetë “karrem” për të shpërqendruar punën e grupit hetimor. Në të shumtën e rasteve në ngjarje të tilla autorët pas krimit e djegin makinën për të humbur gjurmët. Kjo është një metodë mjaft e përdorur në ngjarjet kriminale. Mirëpo, në atentatin që iu bë prokurorit Ndoj pasditen e së premtes nuk u përdor kjo metodë. Makina që u gjet e braktisur brenda së cilës kishte edhe armë e maska nuk u dogj. Nga ana tjetër, grupi hetimor po e mban mjaft të fshehtë se kujt i përket makina e braktisur. Dyshimet janë se ka patur edhe një makinë të dytë. Kjo e fundit mund të ketë porositur atentatin. Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin makinën në fjalë e cila është parë disa herë pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë, kamerat nuk kanë mundur të fiksojnë momentin kur ndodhi atentati.

Targa e makinës së atentatit ndaj prokurorit iu vodh një vajze

Targat “AA 342 LM”, me të cilat u kamuflua makina tip “Mercedez Benz” e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes. Ato i përkasin një veture “Nissan” në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa. Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat
Aktualitet

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

21 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Lideri i Iranit kundër mundësisë së bisedimeve me SHBA-në

Lideri i Iranit kundër mundësisë së bisedimeve me SHBA-në

Qëllon veten me armë gjahu, ndërron jetë 45-vjeçari

Qëllon veten me armë gjahu, ndërron jetë 45-vjeçari

Prekëse, vajza tregon si ja fshehën sëmundjen e rëndë shoqes së ngushtë

Prekëse, vajza tregon si ja fshehën sëmundjen e rëndë shoqes së ngushtë

TE FUNDIT

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
21 Korrik, 2025

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të...

Lexo më shumë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
21 Korrik, 2025

Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës deri më sot, 21 korrik,...

Lexo më shumë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
21 Korrik, 2025

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
21 Korrik, 2025

Një turist nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shkëmbin e Kavajës. Sipas njoftimit të policisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com