Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj prokurorit, Berisha: Luftë bandash për Kepin e Rodonit

2019/11/02 at 4:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj prokurorit, Berisha: Luftë bandash për Kepin e Rodonit

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur dje tek “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës. Në këtë atentat mbetën të plagosur tre persona, prokurori Arjan Ndoj, Aleksandër Laho (Landi Muharremi) dhe Andi Maloku .

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se atentati ishte një luftë bandash për Kepin e Rodonit. Sipas Berishës, klani shtetëror i prokurorit Ndoj u përball me klanin mafioz të kryeministrit, Edi Ramës.

Ndër të tjera, ish-kryeministri shprehet; “Por Edvin Mafia ishte vendimmarrësi i vetëm suprem i masës ekstreme, pra eliminimit të prokurorit, ishte hjekesi dhe syri në shenjestër i kallashit që shkrehu dje breshëritë vrasesi i bandës së Kepit të Rodonit të Edvin Mafisë mbi prokurorin Ndoja dhe Rrumin e partisë së krimit”

Postimi i Sali Berishës:

Edvin Mafia nuk e kishte gishtin ne shtjekzen e kallshit qe qelloi prokurorin, por ai kishte syrin ne shenjestren e tij! Miq, dje mbasdite ne Durres ndodhi njeri nga atentatet mafioze me te organizuar, vetkuptohet me ndihmen direkte te narkopolicise, ne historine e krimit dhe mafies se vendit.

Dje mafia qeveritare goditi me bresheri prokurorin Arjan Ndoja dhe bashkepuntorin e tij, famozin Rrumi, votembledhesin kryesor te parise se krimit dhe krahun e Avdyleve ne zonen e Sukthit.

Prokurori Ndoja, i cili nder te tjera akuzohet se menaxhon edhe parate e pista te ndrikull Ina Rames, ishte ne keto vite i mbrojturi dhe favoriti tejet e çmuar i Edvin Mafise dhe Gjushit te tij. Ai eshte denoncuar ne menyre te perseritur nga qytetari dixhital per afera kriminale mafioze. Ai kishte shpetuar pa asnje pasoje si per rrahjen shtazore te biznesmenit te Omniks nga banda e tij, ashtu dhe per rrahjen e avokatit Ilia (rrahesi ne kerkim i ketij te fundit shoqeronte narkoministrat e Edvin Mafise ne aktivitete publike).

Por siç ndodh rendome me klanet mafioze, qe per shkak te shkeljes se interesave i hane koken, pra i kthejne pushken njeri tjetrit, ndodhi edhe kesaj here.

Keshtu, klani i mafies shteterore te prokurorit Ndoja u perball me klanin mafioz direkt te padronit te tij, Edvin Mafise per Kepin e Rodonit.

Kjo afere mafioze zhveshu rrufeshem nga çdo cipe, petke apo pergjegjesi zyrtare kreun e Meduzes dhe ai u versul me terbim dhe kercellitje dhembesh si kurre ndonje here me pare ne narkoparlament kunder prokurorit Arjan Ndoja duke e paralajmeruar se do te kete dhe masa ekstreme, dhe si e tille vetkuptohet do te ishte eleminimi i tij fizik.

Kjo ishte nje deshmi se per Edvin Mafine ne shenjester te bandes se Kepit te Rodonit duhet me urgjence pa humbur kohe te ishte Arjan Ndoja per ti dhene ekstremen e vendosur nga krye kreu i Meduzes.

Per te deshmuar para bandes se tij se ai kishte ndeshkuar me ekstremen prokurorin Ndoja, Edvin Mafia dergoi Erjon Pluhurin, ne nje rast qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e ketij vendi qe kur eshte themeluar shteti shqiptar, ne sallen e gjyqit per te zveshur dhembet e narkoqeverise prokurorit Ndoja dhe konfirmuar publikisht dhe nje here se per te mbrojtur interesat e klanit qeveritar te mafies se Kepit te Rodonit nuk do respektohej asnje norme, asnje ligj dhe se vendimi per ndeshkimin ekstrem te tij ishte i pa apelueshem dhe perfundimtar.

Keshtu qe si perfundim mund te thuhet se Edvin Mafia nuk eshte doresi i atentatit ndaj prokurorit Ndoja, gishti i tij nuk ishte ne shtjekzen e kallashit qe derdhi dje bresherite mbi te dhe Rrumin e partise.

Por Edvin Mafia ishte vendimmarresi i vetem suprem i mases ekstreme pra eleminimit te prokurorit, ishte hjekesi dhe syri ne shenjester i kallashit qe shkrehu dje bresherite vrasesi i bandes se Kepit te Rodonit te Edvin Mafise mbi prokurorin Ndoja dhe Rrumin e partise se krimit. Sb/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berishës: Rama përdori licencat për…
Aktualitet

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berishës: Rama përdori licencat për…

2 Qershor, 2025 12:39 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Aksident me Jet Ski ku humbi jetën turisti anglez, arrestohet operatori turistik

2 Qershor, 2025 12:30 pm
Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
Aktualitet

Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

2 Qershor, 2025 12:26 pm
Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar
Aktualitet

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar

2 Qershor, 2025 12:13 pm
Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët
Bota

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

2 Qershor, 2025 12:13 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

2 Qershor, 2025 11:56 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

2 Qershor, 2025 11:49 am
Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre
Aktualitet

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

2 Qershor, 2025 11:44 am
Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..
Aktualitet

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

2 Qershor, 2025 11:38 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

2 Qershor, 2025 11:20 am
Para
U plagos në atentat, për çfarë e akuzonte Basha një vit më parë “Rrumin”

U plagos në atentat, për çfarë e akuzonte Basha një vit më parë “Rrumin”

Shpërthen mina, humbin jetën nëntë nxënës

Shpërthen mina, humbin jetën nëntë nxënës

Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS

Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS

TE FUNDIT

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berishës: Rama përdori licencat për…

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berishës: Rama përdori licencat për…
2 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e licencave për mbjelljen...

Lexo më shumë

Aksident me Jet Ski ku humbi jetën turisti anglez, arrestohet operatori turistik

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
2 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar operatorin turistik pas aksidentit me Jet Ski, ku humbi jetën turisti 34-vjeçar anglez. Sipas uniformave blu mësohet...

Lexo më shumë

Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
2 Qershor, 2025

Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si anëtar në Këshillin Bashkiak. Me anë të një shkresë...

Lexo më shumë

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar
2 Qershor, 2025

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kaza, krim i ndodhur në orët e para të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com