Prokuroria ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Redjan Rrajën, i cili akuzohet se është një nga autorët e atentatit të ndodhur ditën e premte në “Mbikalimin e Shkozetit” në Durrës.
Në këtë atentat, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku, shoferi i prokurorit. Të tre këta persona udhëtonin në makinë e prokurorit ditën e atentatit.
Duke u bazuar në provat e gjetura deri më tani, Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Redjan Rrajës duke e lënë atë në qeli. I riu nga Nikla ra në prangat e policisë, pasi iu gjetën prova në makinën e braktisur që u përdorë në atentatin ndaj prokurorit.
Në dëshminë e tij Redjan Rraja ka thënë; “Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”.
Lidhur me tentativën e tij për t’u larguar nga Shqipëria, Rraja ka mohuar më herët përfshirjen dhe ka thënë “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.
Ndërkohë, hetimi është përqendruar te zbulimi i bashkëpunëtorëve të tij në këtë ngjarje. Dyshohet se Rrahja nuk ka vepruar i vetëm./ Opinion.al