Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj “Maradonës fluturues”, në Greqi kërkohet “koka” e tij

2019/05/28 at 10:55 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj “Maradonës fluturues”, në Greqi kërkohet “koka” e tij

Më shumë se 24 orë nga atentati në Vlorë, ku mbeti i vrarë një i ri, Sotiraq Mëhilli, policia deri tani ka shoqëruar disa persona.  Shënjestra e atentatit ishte Eno Mata, ndërsa mbetet i vështirë identifikimi i autorëve apo lëvizja e tyre pas ekzekutimit, pasi vendi ku u bë atentati është pa kamera sigurie.

Eno Mata jeton në fshatin Poro prej dy vitesh, që pas rikthimit nga shteti fqinj, pavarësisht se familjarët e tij ndodhen ende në Greqi.  Ai njihej edhe me emrin Aleksandër Mata dhe është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e avokatit grek në vitin 2017. Referuar mediave greke ai është shpallur në kërkim nga autoritetet e këtij vendi.

Vrasja e avokatit Zafeiropoulos
Policia greke publikoi në Nëntor 2017 fotografitë e dy vrasësve të dyshuar të avokatit të njohur grek Mixaleis Zafeiropoulos. Ata janë Mikela Brahimas dhe Eno Mata. I pari është arrestuar tashmë nga autoritetet greke dhe ka pranuar krimin. Ndërsa Eno Mata ka qenë gjatë gjithë kohës i shpallur në kërkim. Ai përdor edhe emrat Aleksandro dhe Aleksandros. Dyshohet se 32-vjeçari ka kaluar disa herë ilegalisht kufirin greko-shqiptar në harkun kohor të 1 viti e gjysmë. Edhe pse ka qenë në kërkim si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e avokatit, ai vazhdimisht ka mohuar që të ketë lidhje.

Grabitjet në Greqi
Më 31 Janar 2019, Eno Mata kishte marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në lagjen “Ambelokipi” të Athinës. Nën kërcënimin e armës, ai dhe bashkëpunëtori i tij grabitën disa bizhuteri dhe goditën vajzën e pronarit të argjendarisë duke i shkaktuar dëme të lehta. Kamerat e sigurisë së biznesit kanë filmuar Eno Matën duke hyrë në argjendari. Ndërsa në Qershor të vitit 2018, kishte marrë pjesë në një tjetër grabitje ku kishte lënë një shënim për policinë me mbishkrimin “Maradona fluturues”, dhe thoshte se nuk është i përfshirë në vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.

Atentati në Vlorë
Mbrëmjen e së dielës (26 Maj), Eno Mata dhe shoku i tij Sotiraq Mëhilli ranë pre e një atentati me armë në fshatin Poro të Vlorë. Ata udhëtonin me motorçikletë dhe po shkonin drejt banesës së tyre kur iu bë pritë nga persona të armatosur. Nga të shtënat me armë, Sotiraq Mëhilli 22 vjeç humbi jetën rrugës për në spital, kurse Eno Mata ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë 32-vjeçari Mata për shkak të problemeve në Greqi. Ndërsa për viktimën mësohet se nuk ka pasur asnjë procedent penal.

Etiketa: eno mata

Ju sugjerojmë

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi
-U tha në Opinion

Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi

13 Tetor, 2025 10:35 pm
Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
Para
Pas sherrit, 43-vjeçari qëllon me armë zjarri të riun

Si në filmat aksion, tentohet rrëmbimi i policit. Plagos një nga agresorët

Delegacioni amerikan në Tiranë, Meta zbardh takimin

Delegacioni amerikan në Tiranë, Meta zbardh takimin

Vettingu shkarkon Kryetarin e Gjykatës së Fierit

Vettingu shkarkon Kryetarin e Gjykatës së Fierit

TE FUNDIT

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
13 Tetor, 2025

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila emocionoi të gjithë kombin, për moderatoren Viola Spiro ka patur edhe një përfitim...

Lexo më shumë

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
13 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rrëfyer emocionet e përjetuara pas fitores ndaj Serbisë....

Lexo më shumë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
13 Tetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i pranishëm në stadiumin Leskovac më 11 tetor, ka treguar një bashkëbisedim...

Lexo më shumë

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
13 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në emisionin “Opinion” festën e kombëtares pasi arriti të fitonte në Serbi. Duka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com